Situata me zjarret vazhdon të jetë e rëndë në fshatin Shtupeq të Rugovës. Atje, pavarësisht intervenimit të institucioneve të sigurisë, zjarret kanë përfshirë një pjesë të madhe të maleve.
Zjarrfikësit thonë që tereni i papërshtatshëm dhe erërat e forta kanë ndikuar që të pamundësohet lokalizimi, pavarësisht luftimit me zjarrin.
Kurse kryetari i fshatit Agron Nikqi, fajëson institucionet e vendit, për mosreagim me kohë.
Drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim, Muhamet Mahmutaj, tha që janë duke e bërë të pamundurën si institucion komunal që ta shuajnë këtë zjarr.