Gjendja me Covid në Spitalin e Pejës paraqitet mjaft e rënduar, raporton Gazeta Blic.
Në një pjesë të madhe të reparteve në këtë spital shtretërit janë mbushur me pacientë me Corinavirus, thuhet në njoftimin e spitalit.
Momentalisht gjendja me pacientë me Covid-19 është:180 pacientë janë të shtrirë në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 157 pacientë janë në Oksigjenoterapi, 5 pacientë janë në CPAP, 9 pacientë janë shëruar dhe 20 pacientë janë pranuar.
Njoftimi i plotë:
Tashmë pasi që shtretërit e Repartve të Bllokut Internistik: Reparti Infektives, Psikiatrisë, Dermatologjisë, Neurologjisë, Internistik dhe dy katët e Spitalit të Mushkërive janë mbushur me pacientë me Covid-19, është filluar që pranimet të bëhen në Repartin e ORL dhe Oftamologjisë. Momentalisht gjendja me pacientë me Covid-19 është:
✓180 pacientë janë të shtrirë në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë;
✓157 pacientë janë në Oksigjenoterapi;
✓ 5 pacientë janë në CPAP;
✓ 9 pacientë janë shëruar;
✓20 pacientë janë pranuar;
Mbroje vetën vaksionohu.