Lajme

Rëndohet bilanci i masakrës në Shkodrës, ndërron jetë 32-vjeçari Arlind Bushati

10/30/2024 22:16
nga:Y I

Një masakër me 3 viktima ka ndodhur pasditen e kësaj të mërkure në zonën e njohur si “5 Heronjtë e Vigut”, në qytetin e Shkodrës.

Viktimat e kësaj ngjarjeje të rëndë janë shtetasit: Hamza Lici, vëllai i të shumëkërkuarit Ibrahim Lici, Flutura Basha, si dhe Arlind Bushati, djali i kandidatit për kryebashkiak të Shkodrës, Xhemal Bushati.

Ky i fundit ndërroi jetë pak orë pas ngjarjes si pasojë e plagëve të marra në kokë gjatë atentatit.

Kujtojmë se Arlind Bushati vetëm pak javë më parë denoncoi në policinë e Shkodrës një kërcënim që i kishte ndodhur në pedonalen e qytetit.

32-vjeçari denoncoi në polici se persona të paidentifikuar që qarkullonin me motor dyshohet se i kanë drejtuar armën 32-vjeçarit afër një lokali në pedonalen e Shkodrës, ku ka pasur edhe shumë qytetarë të tjerë në lokal.

Automjeti me të cilin lëvizin të rinjtë, u qëllua me breshëri plumbash në lagjen e Dobraçit, një lagje që njihet si terriror i fisit Bajri, kundërshtar të familjes Lici.