Lajme

Rëndohet bilanci i aksidentit në Tiranë, ndërron jetë në spital një nga kalimtarët, 29-vjeçarja në pranga

08/16/2022 15:33
nga:G B

Rëndohet bilanci i aksidentit që ndodhi dje te “Kodra e Diellit” në Tiranë.

Begzan Hysa, i cili u plagos dje nga një aksident në zonën e “Kodrës së Diellit” ka ndërruar jetë në spital.

Kujtojmë se përvec viktimës, 29-vjecarja E.G përplasi edhe tre kalimtarë të tjerë.

Ndërkohë, ajo është vënë në prangat e Policisë.