Sporti

Renditja tabelare pas ndeshjeve të sotme në Superligën e Kosovës

02/23/2022 15:35
nga:Mergim Rreci

Kanë përfunduar tri ndeshjet e ditës së sotme në Superligën e Kosovës.

Drita, Ballkani dhe Llapi kanë arritur fitoret e radhës, shkruan GazetaBlic Sport.

Me ndeshjet e sotme ka ndryshuar edhe tabela në nivelin elitar të futbollit kosovar. Ballkani tashmë është në vendin e parë me 42 pikë, kurse një pikë më pak e ka Drita në vendin e dytë.

Gjilani është në pozitën e tretë me 39 pikë, por me një ndeshje më pak, ndeshje kjo që do të zhvillohet nesër ndaj Dukagjinit. Nesër do të zhvillohet edhe ndeshja mes Drenicës dhe Prishtinës në “Bajram Aliu”.

Ja renditja e plotë.

/GazetaBlic Sport/