Sporti

Renditja tabelare pas 3 ndeshjeve të sotme në Superligën e Kosovës

09/27/2023 17:13
nga:Mergim Rreci

Kanë përfunduar 3 ndeshjet e Superligës së Kosovës.

Skuadra e Ballkanit ka siguruar fitoren e radhës në Superligë, duke triumfuar ndaj Fushë Kosovës, shkruan GazetaBlic Sport.

Rezultati përfundimtar i ndeshjes ishte 0 me 2, me skuadrën e drejtuar nga Ilir Daja që siguron tre pikët e radhës.

Llapi ka siguruar një fitore dramatike ndaj Malishevës, me ndeshjen që përfundoi me rezultat 2 me 3.

Gjilani ka arritur një fitore jashtëzakonisht të rëndësishme, duke triumfuar ndaj Lirisë me rezultat 1 me 0.

Ja renditja tabelare pas këtyre ndeshjeve: