Sporti

Renditja tabelare në Superligë pas dy ndeshjeve të sotme

03/12/2022 15:28
nga:Mergim Rreci

Kanë përfunduar dy ndeshjet e ditës së sotme në Superligën e Kosovës.

Prishtina ka triumfuar me rezultat 2 me 0 ndaj Ulpianës, shkruan GazetaBlic Sport.

Qëndrim Zyba dhe Leotrim Kryeziu shënuan golat e fitores për skuadraën nga kryeqyteti.

Kjo është fitorja e dytë radhazi për skuadrën e Ibrahim Abrakovic.

Ballkani e ka mposhtur bindshëm skuadrën e Feronikelit. Suharekasit triumfuan me rezultat 6 me 0.

Thaqi, Korenica, Baftiu, Zeka dhe Potoku dy herë shënuan golat e fitores.

Kjo është renditja tabelare pas dy ndeshjeve të sotme.

/GazetaBlic Sport/