Sporti

Renditja tabelare në Superligë para fillimit të edicionit pranveror

02/10/2024 11:27
nga:Mergim Rreci

Pritjes i erdhi fundi, Superliga e Kosovës në futboll i rikthehet aktivitetit sot.

Edicioni pranveror pritet të jetë jashtëzakonisht interesant, me skuadrat që kanë kryer të gjitha përgatitjet e nevojshme dhe do të luftojnë për të arritur objektivat e tyre.

Ndeshja kryesore e kësaj xhiroje do të zhvillohet sot në Gjilan, mes Dritës dhe Llapit, në orën 13:00.

Të dy skuadrat kanë nga 34 pikë, në vendin e dytë, përkatësisht të tretë.

Ndeshja tjetër e cila do të zhvillohet në ditën e shtunë është ajo mes Fushë Kosovës dhe Gjilanit.

Në anën tjetër, në ditën e diel në program janë tri përballje që do të luhen.

Dukagjini pret Malishevën në “18 Qershori”, Ballkani i shkon Lirisë në Prizren, kurse Prishtina pret Feronikelin ’74.

Ja renditja tabelare pak para fillimit të edicionit pranveror.

/GazetaBlic Sport/