Ka përfunduar ndeshja në mes Belgjikës dhe Rusisë.
Belgjika ka triumfuar me rezultat 3 me 0, shkruan GazetaBlic Sport.
Ishte një ndeshje e dominuar në të gjitha aspektet nga kombëtarja e drejtuar nga Roberto Martinez.
Romelu Lukaku shënoi dy gola, kurse Meunier shënoi golin e dytë dhe të fundit në këtë takim.
Tashmë Belgjika renditet në vendin e parë me 3 pikë në Grupin B, aq sa ka edhe Finlanda pas fitores ndaj Danimarkës.
Danimarka dhe Rusia mbeten në pozitën e tretë dhe të katërt pa pikë.



