Sporti

Renditja tabelare e Superligës pas xhiros së 21-të

02/24/2022 15:21
nga:Mergim Rreci

Kanë përfunduar dy ndeshjet e ditës së sotme në Superligën e Kosovës.

Drenica dhe Prishtina kanë barazuar pa gola, shkruan GazetaBlic Sport.

Rezultati pas 90 minutave ishte 0 me 0.

Skuadra nga Skenderaj kishte dominimin, por që nuk e gjeti dot rrugën e golit. Prishtina vazhdon me krizën e rezultateve.

Në anën tjetër, Gjilani ka triumfuar me rezultat 2 me 1 ndaj Dukagjinit. Ishte një ndeshje e vendosur nga tri penallti.

Tashmë pas përfundimit të kësaj xhiroje, kështu duket tabela e Superligës së Kosovës në futboll.

/GazeaBlic Sport/