Sporti

Renditja e Superligës së Kosovës pas xhiros së tretë

09/12/2021 18:25
nga:E K

Me dy ndeshjet e zhvilluara pasditen e së dielës është mbyllur edhe xhiroja e tretë e elitës së futbollit kosovar.

Feronikeli e ka mposhtur Llapin në udhëtim me rezultat 2-0, kurse Gjilani dhe Dukagjini i kanë ndarë pikët, pasi kanë luajtur baras 0-0.

Pas javës së tretë, Superligës i prinë Ballkani se bashku me Drenicën e Dritën që kanë nga 7 pikë secila.

Gjilani renditet i katërti me 5 pikë, ndjekur nga Malisheva me 4 sosh dhe Feronikeli me 3 pikë.

Dukagjini pozicionohet i shtati me 2 pikë, aq sa ka edhe Llapi që zë vendin e tetë.

Prishtina renditet e nënta me vetëm një 1 pikë, ashtu sikur Ulpiana që pozicionohet e fundit.

Më poshtë keni renditjen e elitës së futbollit kosovar pas xhiros së tretë.