Lajme

“Renditja e Hotit dhe Bajramit jashtë top 10-shes nuk është problem”, thotë analisti politik

05/13/2026 16:02
nga:Genita C

Analisti politik Arbnor Sadiku ka komentuar renditjen e Avdullah Hotit dhe Hykmete Bajramit jashtë 10-shes së parë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, duke thënë se kjo nuk përbën problem të madh politik.

Sipas Sadikut, rëndësi ka që ata janë pjesë e listës dhe ndodhen brenda 15 numrave të parë, pasi votuesit që dëshirojnë t’i mbështesin mund ta gjejnë lehtësisht numrin e tyre në fletëvotim.

“ Nuk mendoj se është ndonjë problem i madh ky, për faktin se nëse votuesi e dëshiron t’i votojë, e gjen numrin e tyre për t’i votuar. Me rëndësi është që janë pjesë e listës dhe në 15 numrat e parë të saj”, ka deklaruar Sadiku për GazetaBlic.