Sporti

Renditja e FIFA-s: Kosova bie për dy pozita, Shqipëria merr vlerësim pozitiv

09/21/2023 12:54
nga:Mergim Rreci

FIFA të enjten ka publikuar renditjen e re të Kombëtarëve

Kombëtarja e Kosovës pas ndeshjeve të shtatorit, bie për dy pozita. ‘Dardanët’ në muajin shtator barazuan me Zvicrën (2-2), ndërsa humben nga Rumania (2-0).

Nga pozita 109 që renditej në korrik, Kosova tani zë vendin e 111-të.

Ndërkaq, Kombëtarja e Shqipërisë është ngritur për tri pozita në renditjen e re të FIFA-së.

Kuqezinjtë në muajin shtator, barazuan me Çekinë, derisa në ‘Air Albania’ mposhtën Poloninë.

Shqipëria nga pozita e 65-të tashmë ngritën në vendin e 62-të.