Sporti

Renditja e FIFA-s, Jordania me pozitë më të mirë se Kosova

11/10/2021 10:15
nga:Mergim Rreci

Kombëtarja e Kosovës e zhvillon sot ndeshjen miqësore ndaj Jordanisë.

“Dardanët” synojnë rezultatin pozitiv në një ndeshje e cila shihet si para-përgatitje për ndeshjen e fundit kualifikuese, shkruan GazetaBlic Sport.

Ekipi kosovar është duke u drejtuar nga përzgjedhësi Primoz Gliha që do të jetë në krye të ekipit për këto dy duele.

Bazuar në renditjen e FIFA-s, Jordania qëndron shumë më mirë se Kosova edhe për faktin se kombëtarja jonë është pranuar vetëm para pak vitesh në këtë organizatë.

Skuadra mysafire qëndron në pozitën e 90-të në renditjen e plotë të FIFA-së, derisa Kosova zë vendin e 113-të.