Sporti

Rëndësia e psikologut | Richarlison: Çdo kombëtare duhet ta ketë – ju se dini sa vuajmë ne futbollistët

03/19/2024 21:27
nga:Lorik J

I thirrur në konferencën për shtyp të kombëtares braziliane përpara miqësores kundër Anglisë, më 23 mars, Richarlison u hap dhe theksoi rëndësinë që kishte terapia në jetën e tij për t’u përballur me shëndetin mendor.

Sulmuesi brazilian zbuloi se kishte vendosur të kërkonte ndihmë në shtator të vitit 2023, kur kaloi një periudhë të presionit të madh për shkak të futbollit që luante dhe gjithashtu për shkak të problemeve personale.

“Është shumë e rëndësishme që kombëtarja të ketë një psikolog që të ndihmojë lojtarët. Vetëm ne e dimë presionin që kemi, jo vetëm në fushë por jashtë saj. Unë kam vuajtur më shumë edhe jashtë. Është e rëndësishme të kesh një psikolog. Ne e dimë që paragjykimi ekziston kur dikush thotë se kërkon ndihmë – unë vetë e kam pasur, por nuk e kam më. Më shpëtoi psikologu”, tha sulmuesi.

/GazetaBlic Sport