Pas Joao Palhinha, nga Fulham, Ruben Neves dhe Matheus Nunes, të dy nga Wolverhampton, Jurgen Klopp po e shikon një portugez tjetër si përforcim potencial për mesfushën e Liverpool-it, sezonin e ardhshëm.
Tani është Renato Sanches ai që i bashkohet listës së gjatë të lojtarëve të referuar për atë pozicion, kjo pasi u paralajmërua se 25-vjeçari portugez mund të largohet nga Paris Saint-Germain në fund të sezonit, përcjell GazetaBlic Sport.
Sipas faqes së internetit Football Insider, francezët janë duke përgatitur një rimodelim të thellë në skuadër gjatë verës së ardhshme dhe Renato Sanches është një nga lojtarët që klubi është i gatshëm të negociojë.
Gjithashtu sipas të njëjtit burim, Jurgen Klopp ka ndjekur prej kohësh situatën e Renato Sanches dhe madje ka kërkuar nënshkrimin e ish-lojtarit të Benfica-s verën e kaluar, para se ai të largohej nga Lille për PSG-në, të cilës i është bashkuar deri në qershor të 2027-ës.
/GazetaBlic Sport/


