Kryetari i FC Prishtinës, Remzi Ejupi e ka konfirmuar se do të kandidojë për kryetar të FFK’së në zgjedhjet e ardhshme që duhet të mbahen deri në muajin korrik.
Sipas tij, Federatës së Futbollit të Kosovës i duhet një neri që mendon për klubet, shkruan GazetaBlic Sport.
“Duhet të gjitha klubet te ulemi dhe të vendosim një njeri dhe jo rajonet qe kane vendosur qe 30 vite”, tha fillimisht Remzi Ejupi për Duelin Sportiv.
Ai potencoi se është duke punuar për planprogramin që ai do të paraqesë.
“Jam duke punuar me një ekip nderkombëtar, jam duke punuar dhe ajo do t’i prezantohet të gjitha klubeve. Unë jam i dënuar, sepse kam kritikuar, kritikat duhet të merret si këshille dhe jo të denohet. Aksionarët nuk duhet të dënohen, por duhet t’i ndihmojmë”, vazhdoi ai.
Në fund, ai potencoi se Agim Ademi ka pasur një letër nga UEFA që ishte i suspenduar për 2 vjet e gjysmë.
“Kryetari i FFK’se ka qenë i denum, ka pasur një letër nga UEFA dhe FIFA që ka qenë i suspenduar për 2 vite e gjysmë derisa nuk e perfundon procesin gjyqesor të vetin”, përfundoi ai.
/GazetaBlic Sport


