Lajme

Remi: Koha që të hiqen pengesat nga ‘Ura e Ibrit’ e të çmontohen mbetjet e propagandës serbe

06/06/2024 09:15
nga:Y I

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovë, Rrustem Mustafa tha se “është e domosdoshme” që të rihapet për qarkullim Ura e Ibrit në Mitrovicë.

Pengesat mbi urë, Komandant Remi tha se duhet të hiqen “së bashku me çmontimin e mbetjeve të propagandës së shërbimit serb”, ndërsa bën thirrje për “vigjilencë, liri dhe siguri” për të gjithë qytetarët.

“Ndërsa të gjithë qytetarët e Kosovës, pavarësisht prejardhjes etnike, tani gëzojnë liri dhe siguri të plotë në veri, është e domosdoshme që të heqim të gjitha pengesat fizike nga ura e Ibrit, së bashku me çmontimin e mbetjeve të propagandës së shërbimit serb. Bëjmë thirrje për vigjilencë, liri dhe siguri për të gjithë qytetarët e Kosovës në të gjithë territorin tonë” shkruan Mustafa në Facebook.

Postimi i plotë: