Lajme

Rektori Qerimi: Kisha rezerva t’i hyja garës, do të gëzohesha nëse sjell rezultate të dëshirueshme

11/22/2022 19:10
nga:G B

Qerim Qerimi, Rektor i Universitetit të Prishtinës, “Hasan Prishtina” ka thënë se shpreson që brenda mandatit që ka marrë në gjysmë t’i realizojë 10 pikat e programit të prezantuar para senatit.

Ai në intervistë për Info Magazine në Klan Kosova ka theksuar se gjithçka do të nisë me rishikimin dhe ndryshimin e plotësimin e statutit të UP-së.

Qerimi në këtë intervistë ka treguar se ka qenë skeptik paska sa i përket hyrjes në garën për rektor, derisa është pyetur nëse synon mandatin e plotë.

“E ardhmja ka shkallë të paparashikueshme. Mund ta imagjinoni që kam pasë rezerva për të hyrë edhe për këtë pjesë por mund të them që kjo ishte një lehtësi, fakti i periudhës kohore, që vlerësoj që është e mjaftueshëme për t’i dhënë përgjatë linjave të programit që kam paraqitur”, është shprehur Qerimi,.