Lajme

Rekord viktimash nga Covid-19 në Greqi

02/02/2022 19:51
nga:Y I

Greqia vijon të raportojë shifra të larta të viktimave dhe rasteve të reja me COVID-19.

Autoritetet shëndetësore në shtetin fqinj, bëjnë me dije se gjatë 24 orëve janë shënuar 18 825 raste të reja me Covid.

Numri i përgjithshëm i rasteve që nga fillimi i pandemisë ka shkuar në 1,984,544. Në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 106 qytetarë si pasojë e virusit.

Ndërsa që nga fillimi i pandemisë janë regjistruar gjithsej 23 721 viktima. 95.1% kishin sëmundje shoqëruese ose ishin mbi moshën 70 vjeç.

Apeli refuzon akuzën për korrupsion ndaj Ilir Tolajt