Lajme

Rekord vdekjesh nga Covid në Maqedoninë e Veriut

09/14/2021 19:39
nga:Y I

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit 30 njerëz kanë humbur jetën nga COVID-19.

Ndërkaq janë regjistruar 572 raste të reja nga 4511 testime të realizuara, pra 12,7 përqind e testeve kanë rezultuar pozitivë.

Në anën tjetër nga Instituti i Shëndetit Publik të këtij vendi, kanë njoftuar se janë shëruar 694 pacientë, ndërsa janë aktive 12 mijë e 893 raste./ Alsat M