Lajme

Rekord vdekjesh dhe rastesh të reja me Covid në Greqi

05/01/2021 19:40
nga:Y I

Rastet e reja të konfirmuara laboratorike të Covid të regjistruara në 24 orët e fundit janë 1 391, nga të cilat 2 u identifikuan pas kontrolleve në portat e vendit.

Numri i përgjithshëm i rasteve është 346 422. Numri i pacientëve të trajtuar me intubim është 811.

Që nga fillimi i pandemisë, 2,124 pacientë janë larguar nga ICU. Pranimi i pacientëve të rinj Covid-19 në spitalet e territorit është 419.

Vdekjet e reja të pacientëve me COVID-19 janë 72, ndërsa që nga fillimi i epidemisë janë regjistruar gjithsej 10 453 vdekje.

/GSH/