Lajme

Rekord rastesh me Covid-19 në Gjermani, në 24 orë identifikohen rreth 40 mijë të infektuar

11/10/2021 15:15
nga:Y I

Situata epidemiologjike në Gjermani paraqitet alarmante.

Vetëm në 24 orët e fundit janë regjistruar 39, 676 raste të reja të infektimeve.

Ndërsa 236 persona kanë humbur jetën.

Autoritetet shëndetësore bëjnë me dije se incidenca javore për 100 mijë banorë u rrit në 232,1.

Sakaq ekspertët shprehen të shqetësuar sepse nëse situata nuk do të ndryshojë, atëherë vendi mund të përballet me 100, 000 viktima të tjera.