Lajme

Rekord rastesh ditore me Covid-19 në Itali

12/31/2021 09:51
nga:Y I

Italia ka regjistruar 126.888 raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19) gjatë 24 orëve të fundit.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i rasteve ka arritur në 5.981.428.

Numri i pacientëve aktivë me COVID-19 është rritur në 779.463 dhe numri i të sëmurëve në terapi intensive në 1.226.

Numri i rasteve të sotme ditore është më i larti që nga shkurti i vitit 2020, kur filloi pandemia. Ndërkaq, bilanci i të vdekurve nga virusi në Itali ka shkuar në 137.247, me 156 viktima në 24 orët e fundit, ndërsa numri i të shëruarve ka arritur në 5.064.718.

Deri më sot, në vend janë administruar 109.980 doza të vaksinës kundër COVID-19.

​Mbi 782 mijë qytetarë vaksinohen me dozën e dytë të vaksinës anti Covid