Lajme

Rekord infektimesh në Itali- Në 24 orë identifikohen mbi 200 mijë të prekur dhe 198 viktima

01/06/2022 19:41
nga:Y I

Italia ka regjistruar shifra rekord të rasteve me koronavirus. Në 24 orët e fundit janë identifikuar 219, 441 raste të reja me COVID nga 1, 138, 310 teste të realizuara.

Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se 198 pacientë kanë humbur jetën, ndërsa 46, 770 qytetarë janë shëruar.

Norma e pozitivitetit është rritur në 19,3%.

Që nga fillimi i pandemisë janë regjistruar 6, 975, 456 raste të reja , ndërsa numri i përgjithshëm i viktimave ka arritur në 138, 474 persona.

Aktualisht në Itali janë 1, 593 579 persona aktivë.

Rekord infektimesh nga Covid-19 në Shqipëri: 1,648 raste të reja dhe 5 humbje jete në 24 orët e fundit