Lajme

Rekord i zi, 50 mijë të infektuar nga Covid në Gjermani brenda 24 orëve

11/11/2021 10:27
nga:N M

Instituti i Shëndetit Publik të Gjermanisë tregoi se të enjten rezultuan mbi 50,000 raste të reja pozitive me koronavirus brenda 24 orëve të fundit.

Numri i vdekjeve nga virusi po ashtu arriti në 235, raporton DW.

Numri i rasteve të reja në Gjermani për 100,000 njerëz gjatë javës së kaluar tani është rritur në 249.1.

Të mërkurën u raportuan 39,676 raste të reja, që ishte gjithashtu një rekord.

Rastet në rritje kanë alarmuar zyrtarët më të lartë të shëndetësisë dhe liderët politikë të Gjermanisë.

Ekspertët paralajmëruan se vendi mund të goditet nga 100,000 vdekje të reja nga virusi dhe bëri thirrje për veprim urgjent.

Disa pjesë të vendit po bëjnë më shumë presion ndaj qytetarëve që të vaksinohen.

Nga e hëna, Berlini do të kërkojë një certifikatë vaksinimi për njerëzit që hyjnë në ambiente publike si restorante, palestra dhe parukeri.

Kuvendi pa seanca plenare qe tri javë – deputetët kritikohen për angazhimin në zgjedhjet lokale