Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 17 persona, si pasojë e infektimit nga virusi Covid-19.
Gjatë kësaj periudhe sipas Ministrisë së Shëndetësisë kanë rezultuar të infektuar me këtë virus 1.067 qytetarë.
Më poshtë e gjeni njoftimin e plotë:
#Bashkëiadalim
23 Gusht 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
ℹ Nga 7.946 testime, 1.067 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
ℹ Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 17 raste të vdekjes.
ℹ Sot janë shëruar 278 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 107.566.
ℹ Në total numri i rasteve aktive është 20.467.
➡ Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:
https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qB
Mbani maskat!
Respektoni distancën!
Mbani higjienën!


