Lajme

Rekord i ri i rasteve me Covid-19

3 vite më parë
nga:Gazeta Blic

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit është shënuar rekord i rasteve me COVID-19.

Që nga dje, janë konfirmuar 2 mijë e 943 raste të reja me koronavirus dhe një rast vdekje.

Konfirmimi i rasteve ka ardhur pas testimit të mbi 11 mijë mostrave.

Ndërkohë, sot pritet të merren masat e reja anti- Covid.

Pritet që ora policore të filloj nga ora 22:00 deri në 5 të mëngjesit.

Kafiteritë ndërkaq, kanë të drejtë të punojnë vetëm deri në ora 21:00.