Sporti

Rekord i jashtëzakonshëm i Bayern Munich në Ligën e Kampionëve, nuk e ka humbur asnjë ndeshje brenda grupit në katër vitet e fundit

11/02/2022 08:28
nga:Mergim Rreci

Supersfida e luajtur për prestigj mes Bayern dhe Inter përfundoi 2-0 për gjermanët me golat e Pavard dhe Choupo-Moting.

Ishte kjo një përmbyllje e jashtëzakonshme e fazës së grupeve për gjigantin gjerman, atje ku nga 6 ndeshje kanë arritur 6 fitore, shkruan GazetaBlic Sport.

Megjithatë, më e jashtëzakonshme duket statistika e katër viteve të fundit brenda grupeve për Bayern Munich, ku nga 24 ndeshje, 23 prej tyre i ka fituar, në një ka barazuar, kurse asnjë prej tyre nuk e ka humbur.

Gjatë kësaj kohe, bavarezët kanë realizuar 82 gola, kurse kanë pranuar 15.