Kupa e Botës 2022

Rekord historik nga Messi, argjentinasi bëhet lojtari me më së shumti paraqitje në histori të Botërorit

12/18/2022 15:20
nga:Lorik J

Lionel Mesi do të jetë kapiteni i Argjentinës në finalen e madhe të Botërorit të Katarit përballë Francës, sfidë që do të luhet në “Lusail Stadium”.

Me përzgjedhjen e tij në formacionin e “Seleccion”, 35-vjeçari bëhet kështu lojtari i parë në historinë e Kupave të Botës me 26 prezenca nëpër Botërore.

Rekordi i mëparshëm mbahej nga Mathhaus, të cilin Mesi e barazoi në gjysmëfinalen kundër Kroacisë.