Sporti

Rekord: Emiliano Martinez shpallet përsëri portieri më i mirë

10/28/2024 22:09
nga:Mergim Rreci

Sot shpallet fituesi i “Topit të Artë”, me ceremoninë që po mbahet në Paris.

“Topi i Artë” i jepet futbollistit më të mirë në botë dhe ndahet nga revista franceze “France Football”.

Emiliano Martinez është portieri më i mirë në ceremoninë Topi i Artë.

Trofeun Yashin, që i ndahet portierit më të mirë, Martinez e fitoi në konkurrencë të fortë.

Ai është portier i Argjentinës dhe Aston Villas.

Martinez u shpall fitues i çmimit edhe vitin e kaluar.