Lajme

Rekomandimi për pezullimin e PSD-së, Kuçi: S’ka vend për shqetësim

12/27/2023 09:45
nga:Sh R

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të shqyrtojë sot rekomandimin për pezullimin e Partisë Socialdemokrate.

Në një përgjigje për teve1.info, zëdhënësja e Partisë Socialdemokrate, Natyra Kuçi, tha se nuk ka vend për shqetësim, pasi sipas saj, ka të bëjë me disa procedura teknike të cilat do të rregullohen brenda afatit 45 ditësh.

Ajo tha se në janar PSD do ta mbajë Kuvendin e saj, sipas afatit të rregullt dhe të monitoruar nga KQZ.

“Ka të bëjë me disa procedura teknike të cilat gjatë afatit 45 ditësh do t’i rregullojmë. Nuk ka vend për shqetësim. Në janar PSD do ta mbajë Kuvendin e saj, sipas afatit të rregullt dhe të monitoruar nga KQZ. Për afatet dhe detajet që lidhen me mbledhjen e Kuvendit do të njoftoheni me kohë”, ka deklaruar ajo.

Ndryshe, në rend dite të KQZ-së është edhe rekomandimi për pezullimin e partisë politike Lëvizja për Bashkëveprim dhe rekomandimi për shlyerjen e borxheve të partive politike dhe subjekteve politike për periudhën 2014-2020 nga Regjistri i llogarive të arkëtueshme