Në mbledhjen e mbajtur sot, KQZ, ka marr vendim për zëvendësimin e dhjetë deputetëve të dorëhequr të Listës Serbe raporton gazeta Blic.
Ky vendim i KQZ-së erdhi pas kërkesës së presidentes së vendit, Vjosa Osmani.
“Në këtë mbledhje, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi rekomandimin e kandidatëve të radhës për zëvendësimin e dhjetë (10) deputetëve të dorëhequr të subjektit politik “Srpska Lista”.Bazuar në kërkesën e Presidentes së Republikës së Kosovës, znj. Vjosa Osmani të dorëzuar më 8 nëntor 2022, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, duke vepruar në pajtim me nenin 112 të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme dhe Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetutese në lëndët KI45/20 dhe KI46/20, rekomandon nëntë (9) kandidatët e radhës nga subjekti politik “Lista Srpska” dhe një (1) kandidat nga subjekti politik GI Za Slobodu Pravdu i Opstanak – GI SPO, të certifikuar në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat janë mbajtur më 14 shkurt 2021, sipas tabelës vijuese” u tha në mbledhjen e KQZ-së raporton Gazeta Blic.
Deputetët e Listës Serbe dhanë dorëheqjen disa ditë me parë, pas shkarkimit të drejtorit të Policisë në Veri Nenad Gjuriq.
Dokument:

Nis mbledhja e KQZ-së për dorëheqjet e zyrtarëve të saj në Veri


