Lajme

Rekomandimi i Komisionit: Këta janë emrat për gjyqtar të Gjykatës Kushtetuese që i dërgohen Kuvendit për votim

05/25/2021 13:44
nga:N M

Komisioni i posaçëm për shqyrtimin e kandidatëve për emërim në Gjykatën Kushtetuese, i ka rekomandiar Kuvendit të Kosovës katër emra për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuse, shkruan Gazeta Blic.

Gazeta Blic nga burimet e saj merr vesh se ata janë Vigan Qorrolli, Hilmi Jashari, Visar Morina, Haxhi Xhemajli

“Ky Komision dje i ka paraqitur Kuvendit këtë listë të ngushtë të kandidatëve të kualifikuar për gjykatës të Gjykatës Kushtetuese”, ka thënë ky burim për Gazeta Blic.

Tashmë mbetet që Kuvendi i Kosovës në njëren prej seancave të votoj për zyrtarizimin e njërit nga këta katër emra për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës.

Për t’u zgjedhur njëri nga kandidatët gjyqtar i Kushtetueses, kërkohet që t’i marrë 2/3 e votave të deputetëve prezent.

Ndryshe, një nga këta emra do ta pasoj Arta Ramën, të cilës i skadon mandati si gjyqtare e Gjykatës Kushtetuese.

Mandati i gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese është 9-vjeçar.

 

Takohen Kurti e Haradinaj, koordinohen për çështje me interes kombëtar