Transferimi i Tijjani Reijnders nga AC Milan te Manchester City duket se është vetëm çështje kohe.
Pasi dy klubet arritën një marrëveshje mbi parametrat financiarë të marrëveshjes, Fabrizio Romano zbuloi se lojtari i kombëtares holandeze do t’i nënshtrohet vizitave mjekësore të dielën.
Manchester City dhe Milan kanë rënë dakord për një marrëveshje me vlerë 70 milionë euro.
Manchester City pritet të finalizojë transferimet e Tijjani Reinders dhe Ryan Cherki nga Olympique Lyon deri më 10 qershor, në mënyrë që të jetë në gjendje t’i përdorë të dy lojtarët në Kupën e Botës për Klube.
/GazetaBlic Sport/


