Sporti

Reijnders zgjedh trofeun e preferuar: Barçën e refuzova vetëm prej Milanit

10/20/2023 20:14
nga:E K

“Titullin e Serie A apo Champions League? Patjetër titullin, sepse e di se sa i rëndësishëm është ylli i dytë për klubin dhe për tifozët. Edhe nëse Champions League është një ëndërr, unë zgjedh titullin. Ne duam të arrijmë sa më larg që të jetë e mundur”-kështu e nisi prononcimin për mediet Tijjani Reijnders, një nga yjet e rinj të skuadrës së Milanit.

Përpara se të bashkohej me Milanin, mesfushori holandez u kërkua nga disa klube të tjerë, përfshirë edhe nga Barcelona.

Duke sqaruar zgjedhjen që bëri, Reijnders shtoi se për të Milani ishte prioritet.

“Nuk e kam menduar shumë, Milani ishte në vendin e parë për mua. Ata më shpjeguan se si donin të luaja dhe menjëherë kuptova se ishte zgjidhja më e mirë”-deklaroi mesfushori.

Më tej duke folur për marrëdhënien që ka me trajnerin Stefano Pioli, 25-vjeçari u shpreh se në fillim e kishte pak të vështirë prej gjuhës, por që tani sipas tij është një marrëdhënie e shkëlqyer.

“Ne kemi një marrëdhënie të shkëlqyer, në fillim ishte pak më e vështirë për shkak të gjuhës, por tani studioj italisht. Bëj mësime në italisht dhe shikoj filma. Mendoj se është mënyra më e mirë për të mësuar”-deklaroi ndër të tjera Tijjani Reijnders.