Në javët e fundit të Serie A, Milan përfitoi nga kriza e Juventus dhe u ngjit në vendin e dytë të klasifikimit.
Megjithatë, Tijjani Reijnders, mesfushori i kuqezinjve qëndron me “këmbë në tokë” dhe e pranon se është e pamundur për të konkurruar Interin për titullin me zikaltërit që janë shkëputur në krye me një diferencë prej 14 pikë kur kanë mbetur edhe nëntë javë kampionat.
Holandezi i bën thirrje shokëve të tij që të mendojnë për Europa League dhe për t’i shkuar deri në fund këtij kompeticioni.
“Mendoj se tashmë nuk është më e mundur që të fitojmë kampionatin, megjithatë është pozitive fakti që jemi në vendin e dytë. Jemi në Europa League dhe duhet të fokusohemi në këtë kompeticion.
Marrëdhënia e me shokët e skuadrës? Kam një marrëdhënie shumë të mirë me Giroud. Bëjmë shpesh shaka me njëri-tjetrin. Unë ende nuk flas italisht, por kuptohem mirë me të gjithë. Më kanë pranuar nga dita e parë në grupin e tyre”, u shpreh Reijnders.


