Lajme

Regjistrohen lëkundje të forta tërmeti në këtë shtet

06/03/2021 18:05
nga:Q R

Një tërmet me magnitutë 4.8 të shkallës Rihter është regjistruar në Greqi pak minuta më parë.

Mediat greke shkruajnë se epiqendra e saj ishte 11 kilometra në jugperëndim të Aegio dhe 13 kilometra në veriperëndim të Kalavrita.

Thellësia e tërmetit ishte 51 kilometra. Sipas raportimeve, lëkundjet janë ndjerë deri në Athinë, ndërsa deri më tani, nga të dhënat paraprake, nuk të lënduar apo dëme materiale.

LEXO EDHE:

Kurti flet për emërimin e të afërmve në institucione, plasin të qeshurat në Kuvend