Lajme

Regjistrimi i popullsisë, Tahiri: Shteti të rimendojë politikat si refleksion i statistikave

05/25/2024 18:27
nga:Sh R

Shefi i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka thënë se regjistrimi i popullsisë i realizuar këtë vit prodhon efekte të dyanshme.

Përmes një reagimi, Tahiri ka thënë se sa më parë duhet të sillet në Kuvend Projektligji për Financat e Pushtetit Lokal.

“Për këtë duhet të sillet sa më shpejt në Kuvendin e Kosovës, projektligji për Financat e Pushtetit Lokal, si instrument për financim të qëndrueshëm e garantim të mirëqenies dhe zhvillimit në komuna”, ka thënë Tahiri.

Tahiri ka thënë se financimi komunal përcaktohet sipas formulës ku kriteri kryesor i ndarjes buxhetore është numri i banorëve.

“89% e grantit për komuna ndahet në bazë të kriterit ‘Per Kapita’. Kjo situatë do të reflekton edhe në numrin e anëtarëve të kuvendeve komunale dhe pagat e të emëruarve dhe zgjedhurve politik. Si përgjigje ndaj kësaj, duhet reflektuar edhe formulat e finacimit, ngase komunat përtej numrit të banorëve kanë përgjegjësinë e investimeve kapitale, e kjo me shtrirje të gjerë në teritor, mirëmbatjen e objekteve shkollore, spitalore e publike, si dhe pagesat e komunalive e bënë edhe më të vështirë”, ka thënë Tahiri.