Lajme

Regjistrimi i popullsisë, Ahmeti: Maqedonia e Veriut pas 20 vjetëve ka një pasqyrë të qartë

03/30/2022 16:10
nga:Astrit Gashi

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka thënë se sot pas 20-vjetëve Maqedonia e Veriut e ka një pasqyrë më të qartë sa i përket numrit të përgjithshëm të popullësisë dhe përqindjes së komuniteteve.

“Shqiptarët janë 29.5% në popullësinë e përgjithshme dhe 24.3% në popullësinë rezidente, ndërsa në qytetin e Shkupit 22.8% (nga 20.04% në 2002)”.

“Përgëzoj të gjitha institucionet që ishin të përfshira dhe ndihmuan regjistrimin si proces që filloi në muajin mars të vitit të kaluar me diasporën e vendit e që përfundoi në shtator me regjistrimin e popullatës në vend, proces dhe sfidë aspak e lehtë por që ia dolëm ta përfundojmë me sukses”,ka shkruar Ahmeti në rrjetin social Facebook.