Sporti

Regjimi iranian kërcënon lojtarin Sardar Azmoun

03/18/2026 15:32
nga:Mergim Rreci

Pas sagës së gjatë dhe dramatike me ekipin kombëtar të femrave iraniane, futbolli në vend vazhdon të jetë thellësisht i prekur nga lufta dhe pasojat e saj.

Regjimi iranian ka treguar se kontrollon çdo sferë të shoqërisë, duke u kthyer pas në kohë për të imponuar ndikimin e tij kudo, trnsmeton GazetaBlic Sport.

Sipas informacionit nga botimi “Iran International”, Garda Revolucionare Iraniane ka nisur një sulm të ashpër ndaj sulmuesit të ekipit kombëtar Sardar Azmoun.

Arsyeja është publikimi i fotove me udhëheqësit e Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA) – Mohammed bin Rashid Al Maktoum dhe Mohammed bin Zayed Al Nahyan. Autoritetet e kanë paralajmëruar futbollistin për ndjekje penale të mundshme dhe konfiskim të pasurive të tij.

/GazetaBlic Sport/