Në çdo luftë ka njësi që bien në sy dhe dallohen, por ka edhe nga ato nga ato që bëhen simbol i dështimit. Regjimenti 331 i Parashutistëve të Gardës kishte shpresa të mëdha për të qenë i pari dhe më i suksesshmi, por tani është bërë simbol i shpërbërjes së planit të Rusisë për një luftë dhe fitore të shpejtë të Rusisë në Ukrainë.
Komandanti i regjimentit Sergei Sukharev vdiq në Ukrainë më 13 mars dhe pas vdekjes u nderua me medaljaen Hero i Federatës Ruse. Në varrimin e tij, zëvendësministri i Mbrojtjes, gjenerali Yuri Sadovenko, tha se koloneli “jetoi dhe u angazhua për të ardhmen, për të ardhmen e njerëzve, për një të ardhme pa nazizëm”.
Viktimat mes forcave ruse nuk raportohen gjerësisht në Rusin, por BBC ka përpiluar një histori për përparimin e tyre në tokën ukrainase dhe ka zbuluar se të paktën 39 anëtarë të tjerë të këtij regjimenti elitar janë vrarë. Ushtarët ishin pjesë e një kolone që përparonte nga Bjellorusia në Ukrainë, të mbështetur nga sulmet ajrore dhe prania e tyre dëshmoi se ata kishin si prioritet përparimin sa më të shpejtë drejtë Kievit.
Ky përparim rezultoi shumë shpejtë me shkatërrimin e qyteteve në periferi të Kievit – Bucha, Irpin dhe Gostomela. Videot që janë shfaqur në internet nga këto beteja tregojnë automjete luftarake të Forcave Ajrore Ruse, të cilat kishin të shkruar shkronjën V. Një video tregon disa automjete të blinduara të dëmtuara dhe të braktisura pas një sulmi nga forcat speciale ukrainase.
Pjesëtarët e Regjimentit 331 e konsideronin vetën si të përzgjedhurit e ushtrisë ruse.Në një video të publikuar në internet në maj të vitit të kaluar, gjenerali u tha ushtarëve të atij regjimenti se ata ishin “më të mirët nga më të mirët”. Njësia shërbeu në të kaluarën në Ballkan, në Çeçeni, në ndërhyrjen ruse në 2014 në Donbas dhe mori pjesë rregullisht në parada në sheshin në Moskë.
Njësia ishte gjithashtu një rishikim i politikës së Rusisë për zëvendësimin e ushtarëve të Shërbimit Kombëtar me profesionistë me kontratë. Prandaj është e kuptueshme pse gjeneralët u dhanë atyre një rol të rëndësishëm në operacionin special në Ukrainë. Por që nga fillimi i marsit kanë qarkulluar raporte për vrasjen e shumë pjesëtarë të këtij Regjimenti.
Megjithatë, u desh kohë që trupat të ktheheshin në Kostroma, një qytet 300 kilometra larg Moskës nga janë këta ushtarë. Me fillimin e varrimeve, në rrjetet sociale nisën të publikoheshin dedikime për ushtarët e ndjerë, duke u premtuar atyre “kujtim të përjetshëm”.
Një grua, e cila thotë se ishte gruaja e ushtarit Sergei Lobachev, shkroi: “Seryozha, burri im më i besueshëm, i sjellshëm dhe i kujdesshëm. Tani ti je në parajsë dhe prej andej do të na mbrosh. Do të jetosh gjithmonë në zemrat tona dhe do të ji gjithmonë heroi im i vërtetë.”
Në murin përkujtimor të rreshterit Sergei Duganov, një grua shkroi: “Askush nuk di asgjë. Regjimenti 331 po zhduket. Fotot e djemve tanë publikohen pothuajse çdo ditë. Kam ndjesi shpimi gjilpërash në trupin tim. Çfarë po ndodh? Kur do të përfundojë kjo? Kur do të ndalojnë njerëzit së vdekuri?”
Njoftimi i saj u pasua nga një tjetër ku shkruhej: “Kostroma humbi kaq shumë të rinj, çfarë tragjedie”, ndërsa e treta shkruante: “O Zot, sa njoftime vdekjeje do të marrim? Të lutem ki mëshirë për djemtë tanë, ndihmoji ata që të mbijetojnë, kthejini në shtëpi te gratë dhe nënat e tyre.”
Është e qartë se të folurit për luftën bart në vete një rrezik të madh në Rusi, por ka indikacione se populli rus po humb ngadalë besimin në argumentet e Kremlinit për luftë.
Në faqen përkujtimore të një rreshteri, gruaja pyeti: “Pse fëmijët e deputetëve nuk janë në vijën e parë të luftës? Shumica e tyre gjithsesi jetojnë në Evropë. Të rinjtë e zakonshëm vdesin pa arsye”.
Një tjetër mallkoi Vladimir Putinin, raporton BBC dhe shkroi se vendimi i tij për të “luajtur luftë” dërgoi mijëra njerëz në vdekje. Megjithatë, shumica e atyre që reagojnë në rrjetet sociale i qëndrojnë besnike gjuhës zyrtare të Moskës.
Në disa mure përkujtimore në rrjetin social V’Kontakte, të vdekurit janë tallur.
Megjithatë, zemërimi në internet nuk është asgjë në krahasim me përvojën e forcave ruse, të cilat u goditën nga artileria, pritat dhe sulmet e këmbësorisë ukrainase gjatë më shumë se pesë javëve luftime të përgjakshme. Në këto beteja, shërbimet ruse mësuan se mjetet e blinduara, të cilat janë projektuar të jenë mjaft të lehta për t’u transportuar me aeroplanëv, nuk ofrojnë shumë mbrojtje nga zjarri ukrainas.
Nga rrugët jashtë aeroportit Hostomel, në një rrugë anësore në Bucha ose një rrugë në Irpin, pamjet e marra nga ukrainasit tregojnë automjete të djegura dhe të braktisura që i përkasin Regjimentit 331.
Për dështim flasin edhe xhirimet e bëra me telefonë. Në lagjet e shkatërruara rreth Kievit, parashutistët rusë u tejkaluan dhe u mposhtën ukrainasit. Duke qenë se në shumë raste mbrojtësit ukrainas ishin vetëm njësi mbrojtëse lokale ose rezervistë, kjo flet shumë për lëshimin bazë në sistemin e stërvitjes dhe rekrutimit të ushtarëve rusë.
Gjatë luftimeve në Donbas në vitin 2014, ukrainasit mbajtën përgjegjëse njësinë 331 për vrasjen e qindra ushtarëve ukrainas në Ilovaisk.
Megjithatë, megjithëse regjimenti vuajti ndjeshëm, pretendimet ukrainase se ai u shkatërrua janë të ekzagjeruara. Ka të ngjarë që regjimenti po përpiqej të largohej nga Ukraina, sepse elementë të paidentifikuar të regjimentit u filmuan në fund të marsit duke u kthyer në Bjellorusi.
Sa i përket çmimit të dështimit rus, ai po rritet dita ditës. BBC thekson se 39 anëtarë të emëruar të Regjimentit 331 janë vrarë në Ukrainë.
Banorët e Kostromës thonë se besojnë se janë vrarë rreth 100 pjesëtarë të regjimentit dhe se shumë familje nuk do ta marrin kurrë trupat e më të dashurve të tyre.


