Sporti

Refuzoi vendin e tij për Anglinë, Gana bën “non-grata” Nkeitah

10/20/2022 23:45
nga:Lorik J

Federata e Futbollit të Ganës i ka dhënë fund zyrtarisht ftesave ndaj sulmuesit të Arsenal, Eddie Nketiah, përpara Kupës së Botës 2022.

Sulmuesi i “The Gunners” kishte deklaruar më parë gatishmërinë e tij për të bërë një ndryshim, e cila solli interesim të ri Gana, por që atëherë ai nuk ka deklaruar ende nëse do të bashkohej apo jo me këtë përfaqësuese.

Nketiah është golashënuesi rekord i të gjitha kohërave për skuadrën U-21 të Anglisë me 14 gola në 12 ndeshje, por ende nuk është ftuar në ekipin e parë të “Tre Luanëve”.

Vendimi nga Federata Ganeze e Futbollit u raportua nga “ghanasoçernet.com” dhe vjen vetëm një muaj deri në fillimin e turneut në Katar./ss