Lajme

Refuzoi t’i kthente 1.2 milionë dollarë që i ishin depozituar gabimisht, arrestohet 33-vjeçarja

04/13/2021 09:02
nga:M K

Një ish-zyrtare në zyrën e sherifit në një periferi të New Orleans është arrestuar, pasi ka refuzuar t’i kthejë më shumë se 1.2 milionë dollarë që ishin depozituar aksidentalisht në llogarinë e saj.

Kelyn Spadoni, 33-vjeçare është marrë në mbajtje të mërkurën me akuzat për vjedhje të 25.000 dollarëve, për mashtrim bankar dhe transmetim të paligjshëm të fondeve monetare.

Spadoni akuzohet për lëvizjen e shpejtë të fondeve në një llogari tjetër dhe përdorimin e disa prej parave për të blerë një makinë të re dhe një shtëpi, thanë autoritetet.

Autoritetet thanë se një gabim kishte bërë që Charles Schwab, një korporatë e madhe e shërbimeve financiare, të depozitonte më shumë se 1.2 milionë dollarë në llogarinë e saj. Kur banka u përpoq të kërkonte paratë, kërkesa u refuzua sepse paratë nuk ishin në dispozicion, sipas zyrës së sherifit.

Raportet thanë se ajo u pushua nga puna nga Sherifi i Parishit të Jefferson pas arrestimit të saj.

LEXO EDHE:

BIK: Ata që janë të infektuar me Covid-19 të mos i frekuentojnë xhamitë