Lajme

Refuzoi të largohej nga shtëpia, jeton prej 40 vitesh në mes të rrethrrotullimit, veç në arkivol iki nga këtu!

11/18/2022 21:56
nga:Y I

Një familje nga Uellsi jeton prej 40 vitesh në mes të një rrethrrotullimi.

Clwyd Howatson, 64 vjeç dhe gruaja e tij Anwen, 60 vjeç, jetojnë në një shtëpi njëkatëshe në mes të një rrethrrotullimi në bypass-in Denbigh A525 në Denbighshire.

Rrethrrotullimi u ndërtua rreth shtëpisë në vitin 1980.

Ata thonë se vendodhja e pazakontë nuk i shqetëson por janë të lodhur nga përpjekjet e vazhdueshme për t’ju shpjeguar shoferëve të dërgesave se ku ndodhet saktësisht shtëpia.

Shtëpia e tyre ka qenë e rrethuar nga pesë kryqëzime që kur u ndërtua bypass-i në zonën piktoreske të Clwyd në Uells.

Ata shprehen se nuk kanë në plan për t’u zhvendosur.

“Ne nuk mund ta nxjerrim Clwyd nga këtu, përveç nëse në arkivolin e tij”, bëri shaka gruaja e tij.

“Kam jetuar për 62 vjet këtu dhe ka shumë kujtime të bukura. Më parë, ne jetonim matanë rrugës”, u shpreh Howatson për Daily Mail.

“Ndodhin ndonjëherë aksidente dhe në fillim kur u ndërtua rruga shumë hynin në drejtimin e gabuar, por tani nuk ndodh më. Na pëlqen pamja e maleve dhe nuk kemi fqinjë me të cilët të ngatërrohemi”, shtoi ai.