Showtime

Refuzoi të jetë pjesë e “Big Brother”? Lorik Cana thyen heshtjen

12/30/2021 10:24
nga:Genita C

Lorik Cana ishte emri që u përfol se do të hynte në shtëpinë e “Big Brother Vip”.

Gjatë asaj kohe u aludua se Lorik Cana e refuzoi këtë ftesë nga produksioni i “BBV” por me sa duket e vërteta qenka ndryshe, shkruan GazetaBlic.

Në lidhje me këtë ka folur Loriku i cili ka mohuar një gjë të tillë duke u shprehur se nuk kishte ftesë për të qenë banorë i shtëpisë.

“Asnjëherë nuk më kanë ftuar për të qenë në Big Brother. Nuk është në profilet e mia dhe nuk do të kisha plan për të qenë pjesë e programit. Kam komunikuar me produksionin për t’u futur brenda kur ishte djali i axhës tim, për t’i bërë një surprizë. Nuk e kam bërë se doja që ai të bëjë rrugëtimin e vet, që të mos thuhej se u fut aty për Lorikun dhe do të vazhdojë prej meje.”, tha ai në emisionin “Abc-ja e mëngjesit”./GazetaBlic/