Sporti

Refuzoi Gjermaninë për Kosovën, Adonis Milaj: E bëra sepse kam gjak shqiptari

10/07/2021 18:53
nga:Lorik J

Adonis Milaj ka refuzuar Gjermaninë, për t’u bërë pjesë e kombëtares së Kosovës.

Milaj është 16 vjeçar dhe jeton në Gjermani, ku aktivizohet tek klubi i madh gjerman, Monchengladbach, shkruan GazetaBlic Sport.

Përkundër faktit që kishte oferta nga kombëtarja gjermane, Milaj ka vendosur që karrierën me kombëtare t’ia kushtojë Kosovës. Milaj ishte pjesë e kombëtares U-17 dje në fitoren e madhe ndaj Austrisë me rezultatin 0:1, në duelin e vleshëm për kualfikim në kampionatin evropian.

Ai thotë se nuk e kishte aspak të vështirë të zgjedhte kombëtaren e Kosovës.

“Zgjedhja nuk ishte aspak e vështirë për mua, pasi une vi nga Kosova dhe kam gjak shqiptari”, tha fillimisht Milaj për ‘GazetaBlic Sport’.

Mbrojtësi tha se ndeshja ndaj Austrisë ishte e vështirë, megjithatë ‘Dardanët’ luajtën mirë dhe përmbushën detyrat në përpikëri.

“Austria ishte kundërshtar mjaft i fortë, por ne luajtëm taktikisht mirë dhe përmbushëm detyrat me sukses. Ndjenjat ishin mjaft të forta pasi e kisha ëndërr të kontribojë dhe përfaqsojë shtetin tim”, vazhdoi ai.

Milaj beson se në të ardhmen do të luajë për kombëtaren A të Kosovës dhe të ketë suksese me shtetin tonë.

“Unë besojë që përmes punës dhe angazhimit në një kohë të shpejtë do të arrijë ta përfaqësojë Kosovën A dhe të kemi dhe sukses më të madh se ky që kemi arritur tani”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport