Skuadra e Premierligës, Sunderland ka transferuar edhe zyrtarisht futbollistin shqiptar, Granit Xhaka.
Xhaka i dha fund aventurës së suksseshme tek Leverkuseni, për t’u rikthyer në Premierligë, shkruan GazetaBlic Sport.
32 vjeçari kishte shumë oferta në këtë merkato, por në fund e bindi Sunderlandi.
“Mendova se kam nevojë për një sfidë të madhe dhe vendosa t’i bashkohem Sunderlandit. Më pëlqeu projekti, jam i lumtur që ndodhem këtu, kjo është ajo që doja”, tha Xhaka për faqen zyrtare të Sunderlandit.
/GazetaBlic Sport


