Showtime

Refuzohet kërkesa për ekstradimin e Fjolla Morinës, këngëtarja lirohet nga paraburgimi

09/15/2021 11:58
nga:G C

Këngëtarja shqiptare, Fjolla Morina, e cila ka qenë kryefjala e medieve rozë kohëve të fundit është liruar nga paraburgimi.

Këtë e ka konfirmuar për GazetaBlic avokati i saj, Fanol Krasniqi, i cili u shpreh se këngëtares i është është ndërprerë masa e paraburgimit.

Kujtojmë se, Fjolla Morinës i ishte caktuar masa e paraburgimit prej 40 ditësh nga Gjykata Themelore në Prishtinë. Masa e paraburgimit i ishte llogaritur prej momentit kur Morina është arrestuar me 17 korrik 2021 në Prishtinë.

Këngëtarja ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpoli, pasi mbi të rëndon akuza për trafikim të armëve dhe municionit në Shqipëri.

Arrestimi i parë i Fjolla Morinës u bë në shtator të vitit të shkuar, në pikën e kalimit kufitar Morinë, ku këngëtares iu gjet një armë zjarri pistoletë tip “Zoraki” me 23 fishekë.