Lajme

Refuzimi i vizave për të udhëtuar në ShBA, vjen reagimi nga LDK

11/09/2022 21:43
nga:G B

Zëdhënësja e LDK-së, Sibel Halimi, ka thënë se rreshtimi me vendet e zhvilluara, demokratike e aleatët tanë nuk është nënshtrim, por pjekuri politike, raporton Gazeta Blic.

Përmes një postimi në Facebook, ajo ka thënë se refuzimi i vizave nga SHBA është pasojë e narratives izolacioniste dhe propaganduese.

Ajo ka shtuar se zbehja e besimit të miqve ka pasoja të dëmshme për reputacionin e vendit tonë tek demokracitë e mëdha.

Postimi i saj i plotë:

Rreshtimi me vendet e zhvilluara, demokratike e aleatët tanë nuk është nënshtrim, por pjekuri politike!

Prandaj, fjala e thënë është përgjegjësi, e shtetet moderne u kushtojnë rëndësi deklaratave publike. Refuzimi i vizave për të udhëtuar në ShBA, është pasojë e narratives izolacioniste dhe propaganduese.

Një politikë e përgjegjshme i mban afër aleatët, ngase zbehja e besimit të miqve ka pasoja të dëmshme për reputacionin e vendit tonë tek demokracitë e mëdha.